Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka zhvilluar takim me qytetarët e Abrisë së Epërme, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Hajdari tha se dita e madhe e 12 tetorit po afrohet, dita kur qytetarët e Drenasit do t’i japin fund keqqeverisjes dhe do të hapin një kapitull të ri zhvillimi.
“Në Abri të Epërme morëm edhe një konfirmim se Drenasi sytë i ka kah e ardhmja. Me PDK-në si garancë e zhvillimit dhe prosperitetit, me programin që e kanë bërë qytetarët bashkë me ne, me qeverisjen që do ta bëjmë bashkë me ta”, theksoi Hajdari.
Ai shtoi se Drenasi është shtëpia e të gjithëve dhe nuk do të lejohet më të përbuzet apo të përçahet.
“Gjithmonë PDK. Gjithmonë për qytetarin”, përfundoi ai.