Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me familjarët dhe përkrahësit e Rijad Elezit, kandidatit për Asamblenë Komunale me numër 10 në listën fituese të LDK-së.
Takimi u zhvillua në atmosferë të ngrohtë, me biseda të hapura dhe ide për të ardhmen e projektit të Gjilanit të ri. Banorët ndanë shqetësimet e tyre, por edhe shpresën dhe besimin se ndryshimi po vjen, dhe se Rijadi Elezi është njeriu i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët.
“Rijadi ka treguar gjithmonë përkushtim, vizion dhe përgjegjësi. Ai është njeri që punon me ndershmëri dhe i afërt me qytetarët, duke u përpjekur të zgjidhë problemet dhe të sjellë projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve,” theksoi Ismajli.
Kandidati i LDK-së falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe për vullnetin e tyre, duke theksuar se mbështetja e tyre tregon dëshirën për përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar në Asamblenë Komunale.
“Me ju dhe me Rijad Elezin, po ndërtojmë një Asamble Komunale të fortë, shumë të përgjegjshme dhe pranë qytetarëve. Ky është momenti i secilit prej nesh për të kontribuar në ndryshimin e madh që po vjen në qytetin tonë,” përfundoi Ismajli.