Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani pritet me dyer të hapura në shtëpitë e Fushë Kosovës, familja Bullatovci ia konfirmon përkrahjen e palëkundur

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani në kuadër të fushatës zgjedhore, është mirëpritur sot nga familja Bullatovci, të cilën e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe.

“Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e Gëzim Bullatovcit në Miradi të Poshtme — një familje që ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e komunës sonë”, tha ai.

Osmani u shpreh se mbështetjet si këto po i jepin edhe më shumë forcë e besim për të vazhduar punën me përkushtim, e në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes që e meritojnë.

Advertisement

“Fushë Kosova PËRTEJ! LDK, 113. 💙”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − four =

Previous Post

Petrit Hajdari thirrje për protestë në mbështetje të UÇK-së në Tiranë

Next Post

Fushë Kosova në këmbë për Besnik Osmanin: Qytetarët e presin me entuziazëm të jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve

Advertisement