Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Takim i frytshëm me familjen Konjuhi, biseduam për zhvillimin e Fushë Kosovës

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim me familjen Konjuhi, ku u diskutua për çështje që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e komunës, si dhe për programin qeverisës të tij.

Osmani tha se takimi ishte i frytshëm dhe u zhvillua në atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Advertisement

“Sot pasdite patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen Konjuhi, ku bashkëbiseduam për të tashmen dhe të ardhmen, si dhe për programin qeverisës e vizionin tonë për zhvillimin e Fushë Kosovës. Takim i frytshëm, me ide dhe mendime të vlefshme për rrugën që kemi përpara,” u shpreh Osmani.

Ai falënderoi familjen për mikpritjen dhe bisedën e sinqertë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunën.

“Faleminderit familjes Konjuhi për mikpritjen e ngrohtë, për kohën dhe për bisedën e sinqertë. Vlerësoj shumë mbështetjen dhe interesimin e tyre për të ardhmen tonë të përbashkët,” shtoi Osmani.

Në fund, ai përsëriti moton e tij zgjedhore:
“Fushë Kosova PËRTEJ! ✌️ 113 është numri.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 7 =

Previous Post

“Çeliku” mërzitet për bashkëluftëtarët në Hagë, tregon se kush i mungon më shumë

Next Post

Petrit Hajdari thirrje për protestë në mbështetje të UÇK-së në Tiranë

Advertisement