Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton profesionistët e shëndetësisë në Gjilan: Përkrahje dhe respekt për mantelbardhët

Në një takim të veçantë me mjekët, infermierët dhe punëtorët e shëndetësisë në Gjilan, Arbër Ismajli theksoi rëndësinë e punës së tyre të palodhur dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Ai falënderoi çdo profesionist për sakrificën, përkushtimin dhe shpirtin e tyre të pastër, duke nënvizuar se këta janë njerëzit që mbajnë çdo ditë në këmbë sistemin shëndetësor të qytetit.

“Mantelbardhët kërkojnë më shumë respekt, dinjitet dhe kushte më të mira pune. Ky është zotimi jonë: në Gjilanin e ri, ata do të jenë nga të parët që do të ndiejnë ndryshimin e plotë,” tha Ismajli.

Ai falënderoi stafin e shëndetësisë për mikpritjen dhe besimin që i dhanë, duke theksuar se me përkrahjen e tyre do të kthehet shëndetësia e Gjilanit në një arsye krenarie për qytetin, ku puna e ndershme, dija profesionale dhe dashuria për njeriun do të jenë baza e gjithçkaje.

Advertisement

“Gjilani ka njerëz të jashtëzakonshëm, dhe mantelbardhët janë disa prej më të mirëve. Shihemi në ditë të mira dhe të bardha për shëndetësinë tonë,” përfundoi Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 8 =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton familjen e kandidatit Nazim Mehmeti në Gjilan: Përkrahje e fuqishme për një Gjilan të ri

Next Post

Arbër Ismajli viziton Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani”: Përkrahje për ruajtjen e natyrës dhe ekuilibrin ekologjik në Gjilan

Advertisement