Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton familjen e kandidatit Nazim Mehmeti në Gjilan: Përkrahje e fuqishme për një Gjilan të ri

Në një takim shumë të ngrohtë me familjen Mehmeti, familjen e kandidatit për Asamblenë Komunale, Nazim Mehmeti – i njohur në Gjilan edhe si Nazim Atalanta – Arbër Ismajli falënderoi për mikpritjen e sinqertë dhe mbështetjen e fuqishme që po i japin Nazimit dhe ekipit të tij.

Familja Mehmeti u cilësua si model i vlerave që e mbajnë gjallë qytetin, me dashuri për punën, respekt për njerëzit dhe besim në të ardhmen e Gjilanit. Nazim Mehmeti, me numrin 28 në listën e LDK-së, është një njeri i fjalës dhe i drejtësisë, i përkushtuar për ndërtimin e politikave publike që i duhen qytetit. Ai e njeh çdo cep të Gjilanit dhe di saktësisht çfarë nevojitet për ta bërë qytetin të ecë përpara.

“Me njerëz si Nazimi dhe me një familje të mrekullueshme si e tij, po ndërtojmë një Gjilan të ri, modern, me dinjitet dhe bashkim. Bashkë kemi për ta kthyer besimin e qytetarëve në politikë, me punë të ndershme dhe me zemër për qytetin tonë,” tha Ismajli.

Advertisement

Ai falënderoi familjen Mehmeti për përkrahjen e tyre dhe theksoi se bashkë do të jenë gjithmonë në çdo betejë për një Gjilan të përparuar.

#BashkePerFitore 👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − 12 =

Previous Post

Besnik Osmani: Fushë Kosova është gati për ndryshim – fitorja më 12 tetor është e pashmangshme!

Next Post

Arbër Ismajli viziton profesionistët e shëndetësisë në Gjilan: Përkrahje dhe respekt për mantelbardhët

Advertisement