Dark Mode Light Mode

Arber Ismajli: Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca që do ta çojë përpara qytetin tonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, prof. Afërdita Balaj, zhvilluan një takim të ngrohtë dhe plot energji me gratë dhe vajzat e Gjilanit.

Në këtë pasdite të mrekullueshme, u shkëmbyen mendime, ide dhe shqetësime rreth sfidave dhe mundësive që ka qyteti, me fokus të veçantë në roli e rëndësinë e gruas gjilanase në proceset vendimmarrëse.

“Gruaja gjilanase duhet të ketë zërin e saj të dëgjuar dhe vendin që e meriton në vendimmarrje. Vullneti dhe përkushtimi i tyre tregojnë se kur bashkohemi, mund të bëjmë ndryshime të prekshme e të qëndrueshme,” u shpreh Arber Ismajli.

Advertisement

Ai falënderoi prof. Afërdita Balajn dhe të gjitha gratë e vajzat për përkrahjen dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, duke theksuar se në qeverisjen e ardhshme, ato do të kenë rolin që u takon me dinjitet dhe përgjegjësi.

“Së bashku do ta ndërtojmë një Gjilan të ri, me më shumë punë, angazhim dhe standarde më të larta për të gjithë qytetarët tanë,” shtoi ai.

👓 #BashkëPërFitore
🏙 #GjilaniPërtej
🗳 #ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 5 =

Previous Post

Arber Ismajli viziton “GEMS-MEKANIK” në Livoç të Ulët – shembull i mjeshtërisë, inovacionit dhe përkushtimit vendor

Next Post

Uran Ismaili prezanton planin për Vranidollin dhe 5 zgjidhjet për Prishtinën funksionale

Advertisement