Dark Mode Light Mode
Arber Ismajli: “Ask Foods” dëshmon se prodhimi vendor është fuqia e Gjilanit
Arber Ismajli viziton “GEMS-MEKANIK” në Livoç të Ulët – shembull i mjeshtërisë, inovacionit dhe përkushtimit vendor
Arber Ismajli: Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca që do ta çojë përpara qytetin tonë

Arber Ismajli viziton “GEMS-MEKANIK” në Livoç të Ulët – shembull i mjeshtërisë, inovacionit dhe përkushtimit vendor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, së bashku me kandidatin për Asamblenë Komunale, Isa Musliji, vizituan biznesin inovativ “GEMS-MEKANIK” në Livoç të Ulët – një ndërmarrje që përfaqëson më së miri shpirtin punëtor dhe kreativ të gjilanasve.

Ky biznes i suksesshëm zhvillon një gamë të gjerë veprimtarish prodhuese, nga prodhimi i orëve dhe stolive të çmuara, te përpunimi mekanik, formimi i metaleve dhe nxjerrja e gurëve dekorativë.

Ismajli vlerësoi punën e jashtëzakonshme të ekipit të “GEMS-MEKANIK”, duke theksuar se ky është model i përkushtimit dhe inovacionit vendor, që dëshmon se zhvillimi i Gjilanit ndërtohet mbi mjeshtërinë, njohurinë dhe vullnetin për punë.

Advertisement

“Fuqia e projektit tonë për Gjilanin e ri qëndron te njerëzit punëtorë dhe ndërmarrës, që çdo ditë ndërtojnë me duart e tyre një të ardhme më të mirë për familjet dhe qytetin tonë,” tha Ismajli, duke premtuar mbështetje të plotë për bizneset vendore në mandatin e ardhshëm.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Arber Ismajli: “Ask Foods” dëshmon se prodhimi vendor është fuqia e Gjilanit

Next Post

Arber Ismajli: Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca që do ta çojë përpara qytetin tonë

Advertisement