Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani takohet me gratë në Fushë Kosovë: Do të krijojmë më shumë mundësi e mbështetje për to

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka mbajtur sot takim me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës.

Teksa e cilësoi si takim frytdhënës, Osmani tregoi se diskutuan mbi sfidat me të cilat përballen.

“Sot mbajtëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës. Diskutuam hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit tonë — nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje”, tha ai.

Advertisement

Osmani gjithashtu shtoi se në programin e tij ka synim që të ketë të drejta të barabarta, pa dallim gjinish, duke krijuar më shumë mundësi për to, dhe mbështetje konkrete.

“Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam. 💜 Fushë Kosova PËRTEJ! 113 është numri”, tha Osmani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × five =

Previous Post

Uran Ismaili takon motoristët: Siguri, rregullim i zhurmës në rrugët e Prishtinës dhe pista të dedikuara

Next Post

Hajdari: Gruaja është themeli i zhvillimit të Drenasit

Advertisement