Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka përmbyllur një ditë të ngarkuar takimesh me një vizitë të ngrohtë në familjen e Ibush Zogianit.

Këtë ditë shumë produktive e përmbyllëm me një vizitë në familjen e Ibush Zogianit. Mikpritja e ngrohtë dhe përkrahja e pashoqe për programin tonë qeverisës na japin forcë e besim për të vazhduar rrugën tonë,” ka shkruar Osmani.

Ai theksoi se çdo takim me qytetarët është një dëshmi e besimit dhe e energjisë pozitive që po e përcjell fushatën e LDK-së në Fushë Kosovë, duke shtuar se bashkë me qytetarët po ndërtojnë projektin për zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme.

Fushë Kosova përtej! 113 është numri i fitores,” përfundoi ai me optimizëm.

#BesnikOsmani #LDK #FusheKosovaPertej #BashkePerFitore #113

SHPËRNDAJE