Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli takim domethënës me Mulla Bashkimin: Gjilani meriton shumë më shumë!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të veçantë me Mulla Bashkimin, një personalitet që gëzon respekt të madh në mesin e qytetarëve gjilanas. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kandidati për Asamblenë Komunale, Fitim Bajrami.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jem në një takim shumë domethënës me Mulla Bashkimin, një personalitet që gëzon respekt të madh në mesin e qytetarëve tanë. Biseda ishte e hapur, me theks tek sfidat që po kalon Gjilani dhe nevoja e madhe për një ndryshim të vërtetë,” u shpreh Ismajli.

Ai theksoi se Mulla Bashkimi me fjalët e tij të urta i ka dhënë forcë dhe shtytje për të vazhduar rrugën drejt fitores, sepse, siç tha ai, “ky qytet meriton shumë më shumë”.

Advertisement

Ismajli u shpreh i bindur se me njerëz të ndershëm, punëtorë e me besim në Zot, projekti për një Gjilan të ri e të zhvilluar do të marrë drejtimin e duhur.

“Bashkë me qytetarët, do ta sjellim qeverisjen që e meriton ky qytet i bekuar!” – përfundoi ai, duke falënderuar përzemërsisht përkrahjen e marrë.

#ArberIsmajli #LDK #GjilaniPertej #BashkëPërFitore👓 #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 14 =

Previous Post

Uran Ismaili lanson kanalin zyrtar të WhatsApp-it, fton qytetarët t’i bashkohen përmes këtij linku

Next Post

Arbër Ismajli: Me Drita Isufi Ahmetin dhe familjen e saj ndjejmë forcën e vërtetë të fitores

Advertisement