Kandidati për kryetar në komunën e Drenasit, Petrit Hajdari në emisionin “Adresa” ka thënë se qëllimi kryesor i kandatit Ramiz Lladrovci është me dëmtu PDK-në në nivel qëndror.

Sipas tij, Lladrovcin është duke e përkrahur Lëvizja Vetëvendosje përkatësisht Albin Kurti.

“Qëllimi kryesor i zotëriut Lladrovci është me dëmtu PDK-në, në nivelin qëndror në kohën kur na po rritemi në secilën komunë, suporti kryesor i Lladrovcit është Lëvizja Vetëvendosje, dhe VV-ja e ka pas këtë tendencë qysh moti për me përca Drenasin, dhe e ka gjetë këtë vegël që është kryetari në ikje, prandaj Albin Kurtit nuk i duhet një PDK e fortë dhe për këtë arsye ai e ka qëllimin ta thej basionin e PDK-së, që është në Drenicë”, tha ai.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim.

SHPËRNDAJE