Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shpalosur premtimet kryesore për banorët e fshatit Livoç i Epërm.

Ai ka theksuar se prioritet do të jetë riaktivizimi i ujësjellësit, si një nga nevojat më urgjente për komunitetin lokal. Po ashtu, Ismajli ka premtuar investime në mbjelljen e drunjve dekorativë dhe ndriçimin publik, me qëllim të përmirësimit të mjedisit dhe sigurisë.

SHPËRNDAJE