Dark Mode Light Mode
Jusuf Buxhovi i jep mbështetje Arbër Ismajlit në Gjilan
Arbër Ismajli viziton “Grande Mall” në Gjilan: Investimet serioze sjellin zhvillim dhe mundësi
Arbër Ismajli organizon takim me strukturat e LDK-së, promovon fitoren e ardhshme

Arbër Ismajli viziton “Grande Mall” në Gjilan: Investimet serioze sjellin zhvillim dhe mundësi

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahu, ka vizituar “Grande Mall”, një prej investimeve më të mëdha në qytet, që sipas tij ka ndryshuar pamjen e Gjilanit.

“Me mbi 20 mijë metra katror hapësirë afariste, më shumë se 380 vende parkimi dhe punësim për mbi 500 punëtorë, kjo qendër ka sjellë brende të njohura vendore dhe ndërkombëtare, duke e kthyer Gjilanin në një pikë të rëndësishme tregtare,” tha Ismajli.

Ai vlerësoi vizionin dhe guximin e vëllezërve Selimi, Xhelali, Derguti, Bajari dhe Kadrushi, të cilët, pas suksesit të kompanisë “Calabria” që nga viti 1992, po dëshmojnë se investimet serioze krijojnë punë, zhvillim dhe mundësi për qytetin.

Advertisement

“Ky është një shembull se si investimet e mëdha ndryshojnë realitetin dhe na japin besim se e ardhmja e Gjilanit mund të ndërtohet mbi punë të mëdha. Në qeverisjen e ardhshme, ne ua japim fjalën se do të keni mbështetjen dhe dyert e hapura, sepse investimet e tilla janë model i zhvillimit dhe garanci për të ardhmen e qytetit tonë,” tha Ismajli.

#BashkePerFitore
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − 6 =

Previous Post

Jusuf Buxhovi i jep mbështetje Arbër Ismajlit në Gjilan

Next Post

Arbër Ismajli organizon takim me strukturat e LDK-së, promovon fitoren e ardhshme

Advertisement