Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me njërin prej themeluesve të LDK-së, Jusuf Buxhovi.
Ismajlin e ka nisur mëngjesin e së premtes me një kafe me profesorin Buxhovi.
“Mëngjesi motivues dhe shumë inspirues fillon në kafën e mëngjesit bashkë me profesor, Jusuf Buxhovin. Kënaqësi dhe nder i madh të jemi bashkë me një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Përveç që është një shkrimtar dhe historian i madh, Jusuf Buxhovi, është edhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriu që bashkë me gjeneratën e tij solli frymën e lirisë dhe pluralizmit, kur vendi ynë kishte më së shumti nevojë. Një bisedë miqësore, dhe me peshë të madhe për librin, historinë dhe kohën që po jetojmë. Të kesh pranë një intelektual të tillë, që për dekada me shkrimet e tij ka ndriçuar rrugën tonë kulturore e kombëtare, është gjithmonë privilegj.
Me veprat, librat dhe angazhimin e tij, profesor Buxhovi ka qenë gjithmonë në ballë të përpjekjes për të ruajtur të vërtetën dhe për ta ngritur ndërgjegjen kombëtare. Takimi me të ishte frymëzim i vërtetë. Çdo fjalë e tij është thirrje për përgjegjësi dhe përkushtim. Bisedat me të na kujtojnë se amaneti i asaj gjenerate është ende i gjallë, dhe se ne kemi për detyrë ta shtyejmë përpara. Një falënderim i madh për profesorin, që edhe sot na mbushi me përplot vullnet e besim. Figura si Jusuf Buxhovi, përveç që janë pjesë e historisë sonë kombëtarë, ata janë edhe sinonimi më i mirë se si duhet dashur e punuar për vendin tonë”, thuhet në postimin e Ismajlit.