Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton Shoqatën e të Verbërve në Gjilan – Përkushtim ndaj çdo qytetari

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamble, Demush Vokshin dhe Sami Ahmetin, vizituan sot Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, të udhëhequr nga z. Bajram Spahiu.

Gjatë këtij takimi miqësor, Ismajli dhe ekipi i tij u njohën nga afër me sfidat dhe përditshmërinë e personave me shikim të dëmtuar, duke vlerësuar forcën, vullnetin dhe këmbënguljen e tyre për të mos u ndalur kurrë.

Ai theksoi se një qytet i denjë dhe me përplot të mira ndërtohet duke i dëgjuar të gjithë qytetarët, veçanërisht ata që shpesh mbeten jashtë vëmendjes. Ismajli premtoi se zëri i tyre do të përkthehet në vendime konkrete dhe politika të qarta, me mbështetje reale dhe trajtim institucional të përkushtuar.

Advertisement

“Ky besim është përgjegjësia jonë më e madhe. Ju siguroj se nuk do të jeni asnjëherë të harruar dhe dera e Komunës së Gjilanit do të jetë gjithmonë e hapur për ju”, u shpreh Ismajli.

#ArbërIsmajli #LDK #GjilaniPertej #BashkePerFitore #Inkluzion #MbështetjeQytetare

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 + 17 =

Previous Post

Ismajli viziton fabrikën e kërpudhave në Livoç të Ulët: Do të mbështesim bizneset lokale

Next Post

Arbër Ismajli viziton kompaninë “AG-GLASS Sh.P.K.” – Shembull i inovacionit dhe suksesit në Gjilan

Advertisement