Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar fabrikën e kërpudhave “Green Group-Kosova” në Livoç të Ulët.
Ai ka thënë se ishte mundësi e mirë që të shihet nga afër puna e drejtuar nga biznesmeni Xhavit Shkodra.
“Bashkë me të dhe me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Sami Ahmeti dhe Burim Elezi, biseduam për sfidat dhe mundësitë që ofron kjo industri, dhe si mund ta mbështesim më shumë biznesin lokal në qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Ismajli.
“Faleminderit, Xhavit Shkodra, për mikpritjen dhe për ndarjen e përvojës tuaj biznesore”, ka shtuar ai.
Ismajli është shprehur i bindur se do të ketë ditë më të mira për biznesin dhe zhvillimin ekonomik në Gjilan.
“Bashkë do të jemi në ditë të mira, e në ditë të bekuara për zhvillimin e ekonomisë së qytetit tonë”, ka thënë ai.