Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka prezantuar planin për ndërtimin e një Muzeu të Luftës në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Muzeu i Luftës që do të ndërtohet në Drenas nuk është thjesht kujtim, është amanet.

“Për ata që nuk u dorëzuan, për ata që na lanë trashëgimi guximin dhe përgjegjësinë. Kam nderin ta ndaj këtë projekt me ju”, ka shkruar Hajdari.

SHPËRNDAJE