Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale, Fatos Ramadani, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Driton Nuhiu, kanë vizituar njërin prej bizneseve më të rëndësishme të qytetit, “RC COLA”.
Ismajli tha se kjo vizitë është dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh ekonomik, ndërsa theksoi se bizneset vendore duhet të shihen si partnerë të vërtetë të komunës në zhvillim.
“Vizioni ynë është i qartë: ekonomia vendore do të jetë në qendër të qeverisjes. Do të krijojmë kushte më të mira për sipërmarrësit dhe më shumë mundësi pune për të rinjtë. Bizneset si RC COLA janë promotor të zhvillimit ekonomik dhe me përkrahjen e tyre Gjilani do të hapë një kapitull të ri përparimi,” deklaroi ai.
Ai shprehu falënderim të veçantë për pronarin Fejzullah Mustafa për mikpritjen e ngrohtë, duke e cilësuar si shembull të suksesit lokal që tregon potencialin e Gjilanit.
“Bashkë do ta ndërtojmë një Gjilan të ri, ekonomikisht të fuqishëm, të qëndrueshëm dhe me të ardhme më të mirë për bizneset dhe qytetarët,” shtoi Ismajli.