Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e Lagjës së Tetë, duke paralajmëruar projekte konkrete që lidhen me sportin, infrastrukturën dhe sigurinë rrugore.

Në takimin me qytetarët, Ismajli u zotua për këto investime kryesore:

  • Ndërtimin e një fushe sportive dhe parku afër shkollës

  • Investime infrastrukturore në secilën rrugë të lagjës

  • Ndërtimin e aneksit të fushës së brendshme në hapësirat e shkollës

  • Rishikimin e një zgjidhjeje në udhëkryqin e qarkores

Duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në zhvillimin lokal, Arbër Ismajli tha se programi i tij është i fokusuar tek nevojat e secilës lagje, për një Gjilan më të zhvilluar e më modern.

SHPËRNDAJE