Sot, në Hagë po vazhdon dëshminë e tij Jock Covey, ish-zëvendësi i Bernard Kouchnerit.

Ai u pyet për një dokument ku shkruhej se: “cdo herë e më shumë administrata rajonale përballet me veprime të paligjshme, si mbledhja e taksave e paligjshme, zhvatja, seanca informative, dëbime nga shtëpi të paligjshme në raste të caktuara ata përballen me sjellje jobashkëpunuese të përfaqësuesve të “Qeverisë ” apo përfaqësuesve të Qeverisë të emëruar nga UÇK-ja, sulme verbale në radio. Administratorët rajonal pyesin se deri ku mund të shkojnë në përpjekjet e tyre për të parandaluar këto veprime. JHL të ngrit këtë çështje me PSSP dhe ta informoj ata për qasjen e përgjithshme që duhet të kenë”.

Ai u pyet nëse e kishte këtë informacion atë kohë dhe se çfarë veprimesh u morën më tej në lidhur me këtë çështje.

“Shoh që këtu është referenca JHL, nuk jam i sigurt kush është kjo. Zëvëndësi i PSSP-së duhet të ketë qenë zëvendësi i shtyllës së dytë, Tom Carring. Nuk e di cili mund të ketë qenë rezultati konkret i diskutimeve.  Ne jemi në këtë pikë, bëhet fjalë kur kemi 2 muaj e gjysmë që kemi filluar këtë proces. Në këtë kohë nuk kishim akoma administratë të përbashkët fare. Mjetet tona në terren ishin shumë të kufizuara, stafi i Policisë ndërkombëtare ishte shumë i vogël. Në atë kohë ne kërkonim kohë që të kishim burimet e nevojshme dhe të arrinim të kishim forcën bindëse që të ndihmonin popullsinë që të kuptonin ku ishin interesat e tyre. Ishte shumë frustruese për administratat rajonale që të ishin në dijeni të këtyre raporteve por që njëkohësisht të mos kishin ndonjë mundësi për të vepruar ndaj tyre, për t’iu dhënë një përgjigje. edhe motivimi, morali ishte sfidë atë kohë”, ka thënë Covey.

Ai u pyet a e kishte zbuluar ndonjëherë se kush i bënte këto veprime.

“Unë personalisht jo nuk e zbulova, a u mor vesh në ndonjë nivel tjetër, ndoshta. Por në të njëjtën mënyrë siç e pamë një dokument të mëparshëm që e pamë sot, vetë paaftësia e KFOR-it për të përcaktuar nëse këto veprime ishin veprime kriminale nga një strukturë vendore që i ngjante mafias apo diçka që lidhej me ndonjë pjesë të UÇK-së aktive në atë zonë, apo që ishte më e centralizuar pra më e kontrolluar nga qendra. Sigurisht që në këtë pikë të procesit nuk i kishim përgjigjet për këto çështje, dhe ishim shumë të frustruar që nuk mund t’i jepnim këto përgjigje”, ka thënë ai, ndërsa tha që këtë çështje Kouchner e kishte ngritur në darkën e 19 korrikut të 1999-tës ku ishte ai Thaçi dhe Covey.

“Këtu është e regjistruar që Kouchner i ka thënë Thaçit që disa nga veprimet e UÇK-së nuk ndihmojnë në këtë gjë, siç janë ministrat e Qeverisë që nxjerrin dekrete me vula zyrtare dhe pastaj duke iu referuar rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, dhe pastaj duke iu referuar kësaj rezolute kishin përcaktuar shumë qartë që UNMIK-u do të administronte Kosovën gjatë një periudhe të përkohshme apo tranzitore. A ju kujtohet që Kouchner ja tha këtë Thaçit atë mbrëmje?”, ka pyetur gjykatësi Coveyn, për çka ai tha po.

Ai u pyet edhe për përgjigjen e Thaçit për këto kërkesa.

“Në përgjithësi po. Në shembullin e parë ai dukej se donte të legjitimonte pretendimet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, për të administruar Kosovën që ishte në kundërthënie të plotë dhe të drejtpërdrejtë me mandatin e dhënë nga Këshilli i Sigurimit. Ai me sa më kujtohet nuk dha ndonjë shenjë që do të shkonte dhe të udhëzonte njerëzit të silleshin ndryshe, nuk dukej që ishte pjesa kryesore e përgjigjes së tij”, ka thënë ai.

Pjesë nga dialogu:

Gjykatësi: A dha ai ndonjë shenjë apo tregues që do të përmbushte kërkesat e Kouchnerit, që këto kërkesa binin ndesh me Rezolutën 1244?

Covey: Përgjigja e tij e përgjithshme ka qenë në rregull do të bëj atë që kam mundësi të bëj. Një lloj përgjigje pak sikur zhvishej nga përgjegjësia dhe shprehte një lloj mosdakordësie.

Gjykatësi: A e keni parë këtë ligj në lidhje me taksat e akcizës dhe shifrës së qarkullimit?

Covey: Nuk besoj ta kem parë më parë.

Gjykatësi: Pyetja ime e parë. Mesa ken kuptuar ju dhe e keni interpretuar ju, rezolutën 1244, Qeveria e Përkohshme e Kosovës a kishte autoritet, pushtet të impononte dhe mblidhte taksa dhe që të miratonte të ashtuquajturat masa ndëshkimore, të cilat nuk respektonin rregullat?

Covey: Jo. Është mënyra si ne e kemi kuptuar mandatin. Mandati kishte autoritet të tërësishëm mbi Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Asnjë prej këtyrë nuk do të kishte vlerë ligjore.

Gjykatësi: Në fund të faqes, ky dokument është nënshkruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe mban vulën e Ministrisë së Financave të Qeverisë së Përkohshme. U dekretua me 23 korrik 1999. Kjo është vetëm 5 ditë pasi ju ishit takuar me Thaçin dhe Kouchner. A ju informoi juve Thaçi që ai kishte miratuar në emër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës një rezolutë për taksat.

Covey: Nuk besoj ta ketë bërë, nuk kam ditur në lidhje me këtë dokument. Ne prisnim që do të kishte një lloj konkurence, një lloj për terren për kompetenca duke testuar UNMIK-un për të parë nëse ishte në gjendje të bënte administrimin dhe nëse Qeveria e Përkohshme do të fitonte dhe të plotësonte ambiciet e veta.  Kouchner nuk kishte qasje apo metodë të tij për të dhënë ultimatume për t’i ndaluar disa gjëra. Sjellja e tij ishte më shumë që të zhbllokoheshin rrugët apo të mënjanoheshin qasjet që ishin jokonstruktive dhe të vazhdohej më tej drejt rrugëve më të dobishme.

SHPËRNDAJE