Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze të programit të tij, ndërtimin e sheshit kryesor të qytetit, që synon të bashkojë dy zonat urbane dhe të transformojë infrastrukturën lokale.

Osmani tha se ky projekt kërkon një investim prej rreth 230 deri në 240 milionë euro.

“Realisht, unë kam qenë shumë i kujdesshëm në këtë pikë. Kur kam bërë evidentimin e nevojave në qytet, e kam kuptuar se për t’u dhënë përgjigje të gjitha nevojave relativisht të qëndrueshme, do të nevojiten diku rreth 230-240 milionë euro. Zakonisht, kur nuk ke buxhet, atëherë vendos elementin e prioritizimit”, tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e menaxhimit strategjik të fondeve për realizimin e projekteve të mëdha.

SHPËRNDAJE