Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Gjilani po bashkohet me një zë për ndryshim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, Florina Jerliu, Gresa Krasniqi Fazliu, Sami Ahmeti, Drenushë Maloku Bejtullahu dhe Shpresa Kurteshi Emini.

Në këtë takim, Ismajli tha se atmosfera e krijuar nga qytetarët është dëshmi e vullnetit dhe e besimit për ndryshimin e madh që e pret Gjilanin.

“Zemra e Gjilanit rreh fort kur qytetarët bashkohen me një zë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë. Qytetarët e Gjilanit nuk do të mashtrohen e as zhgënjehen më. Koha është e jona, koha është e bashkëqytetarëve”, theksoi ai.

Advertisement

Ismajli premtoi se qeverisja e re në Gjilan do të jetë demokratike, transparente dhe e bazuar në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët:
“Gjilani i ri do të bashkëqeveriset me ju dhe vetëm për ju”, shtoi kandidati i LDK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × five =

Previous Post

Uran Ismaili nga Kolovica: Ndryshimi po ndjehet në çdo lagje e shtëpi të Prishtinës!

Next Post

Arbër Ismajli: Park i ri modern për qytetarët e Gjilanit

Advertisement