Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli prezanton tre projektet kryesore për Pogragjën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shpalosur sot tri projektet kryesore që do të realizohen në Pogragjë gjatë qeverisjes së tij.

Ismajli tha se qytetarët e Pogragjës do të kenë ujë të pijshëm të sigurt për çdo familje, asfaltim të rrugëve lokale dhe funksionalizim të Kalasë së Pogragjës si një destinacion turistik.

“Përveç këtyre, një prioritet tjetër është edhe pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit, duke krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët,” tha Ismajli.

Advertisement

Ai shtoi se këto projekte janë pjesë e vizionit të tij për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të jetueshëm, duke theksuar se Pogragja do të ketë vend të veçantë në planin e tij qeverisës.

#BashkëPërFitore 👓
#GjilaniPërtej
#ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − eight =

Previous Post

Uran Ismaili pritet në SPAR: Bizneset, partnere jetike për ta bërë Prishtinën funksionale

Next Post

Arbër Ismajli: “LDK është shtylla e Republikës dhe forca e qeverisjes së ardhshme në Gjilan”

Advertisement