Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm është inauguruar laboratori i ri në QMF të lagjes Dardania, duke lehtësuar qytetarët që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa pasur nevojë të shkojnë në QKMF.

“Po sot, me shumë kënaqësi, nisi përdorimin edhe i rëntgenit të ri në QKMF, një investim që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore dhe njëkohësisht minimizon dëmet nga rrezatimet”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se lajmi më i mirë për qytetarët është se nga java e ardhshme do të fillojë orari i parë i shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë.

“Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë”, është shprehur kandidati i LDK-së.

SHPËRNDAJE