Dark Mode Light Mode

Covey: Thaçi fliste për demokraci, Kosova të ishte shumëpartiake – Rugova mungonte, i kishte lënë kolegët e tij në një situatë hutuese

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka vazhduar sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dëshmitë i ka dhënë Jock Covey, ish-zyrtar i lartë i UNMIK-ut dhe dëshmitar i mbrojtjes për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë së tij, Covey është pyetur nga mbrojtja për kohën e përfundimit të konfliktit në Kosovë, për përplasjet e mundshme pas 20 qershorit si dhe për rolin politik të Thaçit dhe mungesën e Ibrahim Rugovës në takime të rëndësishme. Mbrojtja e Thaçit: Në kohën kur keni shërbyer në Kosovë, cila ishte data që ka përfunduar konflikti mes UÇK-së dhe serbëve? Covey: “Konflikti më duket se ka përfunduar me largimin e serbëve më 20 qershor, nuk më kujtohet saktë, ka dokument për këtë. Zbatimi i këtij dokumenti i dha fund edhe konfliktit.” Më tej, u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë përplasje të armatosur pas kësaj date. Mbrojtja e Thaçit: A keni pasur dijeni në lidhje me përplasje të armatosur pas 20 qershorit mes UÇK-së dhe forcave serbe? Covey: “Jo, nuk jam në dijeni, ka pasur ndoshta përkime, por përleshje nuk janë raportuar te ne. Nuk e di se është gjuajtur me armë të gjata.” Duke u ndalur në aspektin politik të angazhimit të Thaçit, mbrojtja kërkoi që Covey të komentonte përkushtimin e tij ndaj demokracisë. Mbrojtja e Thaçit: A e keni kuptuar se z. Thaçi ishte angazhuar që Kosova të ishte shumëpartiake dhe demokratike? Covey: “Në fakt për të qenë të saktë, ai e deklaroi këtë angazhim, është e vështirë të kuptoheshin se cilat gjëra thuheshin me zemër.” Në fund, ai u pyet edhe për mungesën e liderit historik Ibrahim Rugova në një takim të rëndësishëm të asaj kohe. Mbrojtja e Thaçit: A të kujtohet nëse keni pasur probleme të lidhura me përpjekjet e Rugovës të merrte pjesë në këtë takim? Covey: “Rugova në atë kohë mungonte dhe nuk ishte fare në Kosovë dhe arsyet nuk i kemi kuptuar në atë kohë. Ai i kishte lënë kolegët e tij në një situatë hutuese.”      
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Covey pyetet për një letër që Thaçi i kishte dërguar Kouchner për pjesëtarët e UÇK-së: Nuk ishte në mandatin tonë, por të KFOR

Next Post

“Liri për Arbnorin”, në Prishtinë protestohet për ish-policin që po mbahet në burgun e Serbisë

Advertisement