Dark Mode Light Mode

Covey pyetet për një letër që Thaçi i kishte dërguar Kouchner për pjesëtarët e UÇK-së: Nuk ishte në mandatin tonë, por të KFOR

Jock Covey, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon dëshminë e tij.

Covey, ka vazhduar dëshminë duke thënë se nuk i kishte parë kurrë Thaçin dhe Çekun, duke i dhënë urdhëra njëri-tjetrit dhe se nuk kanë qëndruar asnjëherë në dhoma të njëjta vetëm në raste shumë të rralla. Tutje nga mbrojtja atij i është shfaqur një letër nga ku thuhej se Thaçi kishte kërkuar nga Bernard Kouchner, që disa pjesëtarë të UÇK-së, të lejoheshin të mbanin armë brezi. Avokati: A e keni parë këtë letër më parë? Covey: Po. Avokati: Është letër ku thuhet se është dërguar nga Thaçi, komandant i përgjithshëm i UÇK-së, që i është dërguar Bernard Kouchner ku i kërkohej që të lejoheshin disa pjesëtarë të UÇK-së, të mbanin armë brezi, a të kujtohet? Covey: Po Avokati: Në atë kohë a keni menduar që Thaçi ishte komandant i përgjithshëm? Covey: Jo, UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandat. Avokati: Pas kësaj letre a  keni pasur bisedë me Thaçin? Covey: Jo. Avokati: A i është përgjigjur UNMIK, kësaj kërkese? Covey: Mesa di unë jo dhe kjo nuk ishte në mandatin tonë ishte çështje e KFOR-it, por jo ne nuk i jemi përgjigjur. Avokati: Në kohën kur keni shërbyer në Kosovë cila ka qenë data që ka përfunduar konflikti mes Serbisë dhe Kosovës? Covey: Sipas nesh përfundoi kur serbët u tërhoqën kur më duket se marrëveshja është nënshkruar me datë 20 qershor dhe zbatimi i këtij dokumenti i dha fund në mënyrë zyrtare këtij konflikti.        
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 − one =

Previous Post

Gjendet një trup i varur në Bruksel, dyshohet me origjinë shqiptare

Next Post

Covey: Thaçi fliste për demokraci, Kosova të ishte shumëpartiake – Rugova mungonte, i kishte lënë kolegët e tij në një situatë hutuese

Advertisement