Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Janova në Korroticën e Lartë, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për garën e 12 tetorit.
“Në Korroticë të Lartë në lagjen Janova patëm një takim shumë të këndshëm. Për shërbim, për përgjegjësi e dedikim të plotë ndaj Drenasit, jemi gjithmonë bashkë. Besimi i qytetarëve është forca jonë dhe garancia që së bashku do ta bëjmë Drenasin shembull të zhvillimit dhe dinjitetit”, tha Hajdari.
Ai shtoi se Korrotica e Lartë gjithmonë ka dëshmuar besnikëri ndaj PDK-së dhe se kjo mbështetje po vazhdon të jetë e fortë edhe sot.