Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili nga Barileva: Nga 13 tetori, merr fund qasja selektive e qeverisjes në fshatrat e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka mbajtur tubimin në fshatin Barilevë, ku para një numri të madh qytetarësh të kësaj zone prezantoi planin e tij për zhvillimin e fshatit.

Ismaili theksoi se fshatrat e Prishtinës në asnjë qeverisje deri më tani nuk kanë marrë trajtimin e merituar, ndërsa kryetarët e deritanishëm investimet kryesore i kanë përqendruar vetëm në qendër të qytetit. Ai tha se kjo periudhë e qasjes selektive do të marrë fund pas 12 tetorit, kur fshatrat do të trajtohen me dinjitet dhe do të marrin investimet që u takojnë.

“Barileva dhe fshatrat e tjera të Prishtinës kanë potencial bujqësor dhe turistik të pashfrytëzuar, që mund të shndërrohet në burim zhvillimi për komunitetin, por edhe për gjithë kryeqytetin,” tha Ismaili.

Advertisement

Plani i Ismailit për Barilevën përfshin:

Ndërtimin e sheshit të Barilevës;

Ndërtimin e një çerdheje të re;

Rregullimin e shtratit të lumit me shtigje për vrapim;

Rregullimin e stadiumit të Barilevës;

Dyfishimin e subvencioneve për bujqësi;

Krijimin e fondit për mbrojtjen e bujqve;

Funksionalizimin dhe shtimin e shërbimeve mjekësore në QMF;

Ndriçimin e të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike.

Ky tubim në Barilevë vjen si vazhdimësi e prezantimit të planeve që Uran Ismaili ka mbajtur deri më tani në lagjet Ulpianë, Dardani, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Muhaxherët, Kalabri, Tophane, Matiçan dhe Nazim Gafurri, si dhe në fshatrat Bardhosh dhe Hajvali.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 11 =

Previous Post

Petrit Hajdari: Fitorja e PDK-së në Drenas është realitet që po vjen

Next Post

Vlora Çitaku i reagon Kurtit: Problemet e Amerikës s’mund të jenë të tuat Albin, edhe sikur të doje ti

Advertisement