Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Rinia gjilanase është energjia që do ta çojë qytetin përpara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një vizitë në klubin sportiv “Gramosi Kik Boks”, ku është pritur nga të rinjtë dhe trajneri i klubit.

Ismajli u shpreh i impresionuar nga forca, disiplina dhe pasioni i rinisë gjilanase, duke theksuar se sporti është një ndër shtyllat kryesore të së ardhmes së qytetit.

“Gjilani ka zemër të madhe, e ajo rreh fuqishëm nëpër duart e rinisë sonë. Tek Gramosi Kik Boks e pashë atë forcë dhe disiplinë që të jep shpresë se ky qytet ka të ardhme të ndritur. Të rinjtë që stërviten aty janë shembulli më i mirë se si me mund, djersë e disiplinë mund të arrihet çdo gjë,” tha Ismajli.

Advertisement

Ai vlerësoi punën e trajnerit dhe kontributin e tij jo vetëm në ndërtimin e sportistëve, por edhe të karaktereve të forta për jetën.

Si pjesë e programit të tij qeverisës, Ismajli theksoi se rinia dhe sporti do të jenë prioritet në mandatin e ardhshëm:
“Si qeverisje e ardhshme e Gjilanit, ju japim fjalën se sporti dhe rinia do të jenë prioritet i yni i përbashkët, sepse aty ku ka rini aktive, aty ka shëndet, sukses dhe zhvillim për gjithë qytetin.”

Në fund, ai falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen, duke garantuar se Gjilani do të bëhet kryeqyteti i sportit dhe kulturës në nivel republikan.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten + 14 =

Previous Post

Arbër Ismajli: “Rinia do të jetë në qendër të qeverisjes sonë në Gjilan”

Next Post

Biserko: Ka indice që Rusia të ketë marrë pjesë në rastin Banjska, Serbia është vegël e saj

Advertisement