Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Turizmi lokal, potencial i madh për zhvillimin e Gjilanit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar “Maple Restaurant”, një destinacion turistik që bashkon ushqimin modern e tradicional me bukurinë e natyrës.

Ismajli ishte i shoqëruar nga kandidatet për Asamble Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu, Drita Isufi Ahmeti dhe Ganimet Sabedini, ku u pritën nga pronari i restorantit, Isuf Salihu, dhe stafi mikpritës.

“Maple Restaurant është shembull i përkushtimit, pasionit dhe dashurisë për punën, që krijon eksperienca unike për vizitorët. Ky është demonstrimi më i mirë se si mund të zhvillojmë turizmin tonë, të mbajmë traditën dhe të ofrojmë rehati për mysafirët,” tha Ismajli.

Advertisement

Ai shtoi se iniciativa të tilla janë një pasuri për Gjilanin dhe se turizmi lokal, i mbështetur nga natyra dhe tradita, mund të bëhet atraksion i preferuar për vizitorë nga mbarë vendi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 7 =

Previous Post

Uran Ismaili zotohet për rrugë të sigurta 24/7: Gratë dhe vajzat nuk do të kenë më frikë të ecin vetëm gjatë natës

Next Post

Arbër Ismajli: Mësimdhënësit e Gjilanit janë shtylla e shpresës për ndryshim

Advertisement