Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani viziton familjen e kandidates së LDK-së, Jehona Hasolli, në Bardh të Madh

Kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, ka vizituar familjen e kandidates së partisë, Jehona Hasolli, në fshatin Bardh i Madh, ku u prit me mikpritje nga prindërit e saj, Dauti dhe Hava.

Në postimin e tij, Osmani u shpreh se takimi ishte më pak për politikë dhe më shumë për shijimin e kulinarisë tradicionale dhe rrëfimeve nga historia e familjes. Sipas tij, ky moment përbënte një pushim të këndshëm nga rutina e ngjeshur e fushatës zgjedhore.

“Faleminderit shumë familjes Hasolli! Së bashku, do të krijojmë ide të reja dhe të shumta që do të na frymëzojnë kudo në mendjet tona”, shkroi Osmani.

Advertisement

Ai theksoi se takime të tilla shërbejnë jo vetëm për të forcuar lidhjet me komunitetin, por edhe për të marrë frymëzim për ide të reja që i shërbejnë zhvillimit të Fushë Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 + 10 =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton “Lura Agroturizëm” në Makresh: tradita dhe inovacioni në shërbim të turizmit

Next Post

“Liria ka Emër” më 15 tetor nis marsh me motoçikleta nga Prishtina në Hagë

Advertisement