Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Fushë Kosova ka potencial të madh sportiv, është koha për stadiume dhe fusha moderne

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se kjo komunë ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar që kanë shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.

“Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar, të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në vendin tonë, por edhe në mbarë botën. Kjo është dëshmi e potencialit të madh që e ka rinia jonë,” ka deklaruar Osmani.

Ai theksoi se tash është koha të investohet në kushte më të mira sportive, duke ndërtuar stadiume dhe fusha moderne që, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sportistëve të ardhshëm. “Sporti është krenaria jonë, dhe ne do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg,” ka shtuar kandidati i LDK-së për Fushë Kosovë.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × two =

Previous Post

Uran Ismaili takon pensionistët: 400 ashensorë të rinj në objektet banesore dhe përfshirje në jetën komunitare

Next Post

Uran Ismaili sonte prezanton planin për Matiçanin: Fundi i kaosit – po nis koha e ndryshimit për lagjet e Prishtinës!

Advertisement