Dark Mode Light Mode

“Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë” – Vjen një reagim nga Instagrami i Gjestit pas vdekjes se vëllait

Në një aksident tragjik dje humbi jetën 15-vjeçari, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti, në fshatin Treboviq të Pejës.

Ai vdiq në vendngjarje derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe bashkë me të kishte qenë edhe një pasagjer, i mitur po ashtu, i cili mori lëndime dhe më pas u dërgua në Spitalin e Pejës.

Pas kësaj një reagim erdhi nga rrjeti social i Gjestit, ku u njoftua për kohën e varrimit.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit te Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)”, thuhet aty.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + seven =

Previous Post

Osmani: Faleminderit Fushë Kosovë, mbështetja juaj e ngrohtë na jep forcë dhe motivim përpara

Next Post

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Advertisement