Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, ku ka theksuar rëndësinë e përkujdesjes institucionale për kujtesën historike.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta jonë e lavdishme. Përkrahja e Komunës do të vazhdojë me përkushtim, sepse kujtesa jonë kombëtare është themeli i së ardhmes,” tha Osmani.
Ai njoftoi tri projekte kryesore që do t’i realizojë në këtë drejtim:
1️⃣ Themelimin e Muzeut Komunal të Luftës
2️⃣ Vendosjen e shtatoreve të reja për dëshmorët
3️⃣ Krijimin e një Zyre të veçantë pranë Komunës, me mandat specifik për avancimin e vlerave të luftës