Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari: Domaneku, si krejt Drenasi, veç PDK

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, gjatë një takimi me qytetarët e Domanekut, ka thënë se shërbimi ndaj qytetarëve është nder dhe kënaqësi, duke theksuar se rrugëtimi i tij politik është gjithmonë në krah të tyre.

“Domaneku, si krejt Drenasi, veç PDK. A është e lodhshme? Aspak! Këta njerëz është kënaqësi t’i takosh, e nder i madh t’iu shërbesh. Si para fushatës, gjatë fushatës e nesër në qeverisje, hapi ynë është me qytetarin në krah. Për qytetarin që i jep kuptim vetë qeverisjes, jo për qeverisjen që i imponohet qytetarit,” tha Hajdari.

Advertisement

Ai shtoi se politika duhet të kuptohet vetëm si shërbim për qytetarët. “Rrugëtojmë bashkë sepse kështu japim shembull dhe e bëjmë të qartë: politika ekziston për qytetarët dhe veç për ta. Kush s’e kupton politikën si shërbim, e ka humbur rrugën,” theksoi Hajdari.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + thirteen =

Previous Post

SKANDAL: Prishtina pa ngrohje, Termokos jep mijëra euro në muaj për portalet dhe televizionet kosovare

Next Post

Besnik Osmani premton themelimin e Muzeut të Luftës dhe shtatore të reja për dëshmorët në Fushë Kosovë

Advertisement