Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani, ka zhvilluar një vizitë mbrëmë te familja Rushiti në fshatin Sllatinë. Kjo familje gjatë luftës së fundit në Kosovë ka humbur dy nga anëtarët e saj më të dashur, duke dhënë një kontribut të madh në rrugën e lirisë.

Osmani u shpreh i prekur nga mikpritja dhe bisedat e ngrohta me familjarët, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet një kujtim i gjallë dhe një kujtesë e përhershme për të gjithë qytetarët.

“Faleminderit familjes Rushiti për pritjen dhe përzemërsinë! Sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë ne dhe një kujtesë e përhershme se liria e sotme ka ardhur me shumë dhimbje e sakrifica,” tha Osmani.

Ai shtoi se takimet e sinqerta me qytetarët e Fushë Kosovës i japin forcë dhe besim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke nënvizuar vizionin e tij për një komunë që ecën “Përtej” sfidave aktuale.

Vizita e Osmanit në Sllatinë vjen në kuadër të aktiviteteve të tij në terren, ku ai po takohet me qytetarë e familje të ndryshme për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

SHPËRNDAJE