Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani takon banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci”, ku ka prezantuar pjesë nga programi i tij qeverisës.

Osmani u shpreh se ky bashkëbisedim me qytetarët i jep energji dhe motivim për të vazhduar rrugën e tij politike, duke theksuar se synimi kryesor mbetet zhvillimi i qëndrueshëm i komunës.

“Ky bashkëbisedim na jep forcë dhe motivim që së bashku të ndërtojmë projekte konkrete, të cilat do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, më shumë mundësi për të rinjtë dhe kushte më të mira për çdo familje të kësaj lagjeje,” deklaroi Osmani.

Advertisement

Ai theksoi se programi i tij është i orientuar drejt krijimit të kushteve më të mira për çdo qytetar të Fushë Kosovës, me projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve.

Me moton “Fushë Kosova Përtej!”, Osmani po synon që përmes ofertës së tij qeverisëse të ofrojë një vizion të ri për zhvillimin dhe modernizimin e komunës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty + 8 =

Previous Post

Banorët e Fushë Kosovës me mbështetje të fuqishme për Besnik Osmanin

Next Post

Besnik Osmani viziton familjen Rushiti në Sllatinë: “Sakrifica e tyre është një kujtesë e përhershme për lirinë tonë”

Advertisement