Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari: “Drenasi ynë është i pathyeshëm – zemra e këtij qyteti rreh gjithmonë për PDK-në!”

Një atmosferë elektrizuese, entuziazëm i pashoq dhe një besim i palëkundur. Kështu u prit sot kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit E. Hajdari, nga qytetarët e tij. Në një tubim të mbushur me dashuri, përkrahje e mirënjohje, Hajdari falënderoi bashkëqytetarët për besimin e dhënë dhe energjinë që po e shndërron këtë fushatë në një uragan politik që nuk ndalet.

“Nuk ka ndjenjë më të fortë sesa kur flet me ata që të kanë rritur, që të kanë dhënë besim e dashuri. Faleminderit njëmijë herë Drenasi im!”, u shpreh Hajdari, duke theksuar se fitorja e PDK-së në këtë komunë është e pashmangshme.

Sipas tij, PDK është dhe mbetet zemra e Drenasit. “Nuk ka sallë që na zë. Uragani i PDK-së është nisur për të mos u ndalur. Zemra e Drenasit është PDK gjithmonë!” – deklaroi ai mes duartrokitjeve të shumta.

Advertisement

Petrit Hajdari u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë vizion për të ardhmen e Drenasit, duke e cilësuar këtë fushatë si një projekt modern e gjithëpërfshirës që synon zhvillimin e komunës në çdo aspekt.

“Ju dua fort dhe ju ftoj t’i bashkoheni kësaj fushate bashkohore, për Drenasin e së ardhmes” – ishte mesazhi i tij i drejtpërdrejtë për të gjithë mbështetësit.

Me një pritje madhështore dhe me një entuziazëm që vetëm rritet, kandidatura e Petrit E. Hajdarit po shihet nga shumëkush si garanci për një fitore të madhe të PDK-së në Drenas.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 4 =

Previous Post

Besnik Osmani: “Mirënjohës për përkrahjen e familjes Turiqica – së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar”

Next Post

Besnik Osmani: Bizneset vendore si “CUFA” janë motor i zhvillimit ekonomik në Fushë Kosovë

Advertisement