Dark Mode Light Mode
Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Slloveni
Besnik Osmani: “Mirënjohës për përkrahjen e familjes Turiqica – së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar”
Petrit Hajdari: “Drenasi ynë është i pathyeshëm – zemra e këtij qyteti rreh gjithmonë për PDK-në!”

Besnik Osmani: “Mirënjohës për përkrahjen e familjes Turiqica – së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë te familja Turiqica, së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Osmani u prit në odën tradicionale të familjes, të cilën e cilësoi si simbol mikpritjeje dhe tradite atdhetare. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai vlerësoi lart historikun dhe kontributin e kësaj familjeje, duke theksuar se ajo është e njohur për punën me nder, suksesin në biznes, si dhe për rolin e rëndësishëm shoqëror e patriotik.

“Familja Turiqica njihet si familje që punon me nder dhe ka shumë sukses në biznes, por mbi të gjitha për kontributin e tyre shoqëror e patriotik. Oda e tyre ka qenë ndër të parat që ka shërbyer për aktivitetet e LDK-së që nga vitet ’90, ndërsa shtëpitë e tyre gjithmonë kanë qenë në shërbim të arsimit dhe kombit,” ka shkruar Osmani.

Advertisement

Ai shtoi se mbetet mirënjohës për përkrahjen e dhënë në këtë garë zgjedhore, duke theksuar vizionin e tij për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

“Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Fushë Kosova PËRTEJ!”, theksoi kandidati i LDK-së.

Vizita e Osmanit dhe Abdixhikut vjen në kuadër të takimeve me qytetarë dhe familje të njohura të komunës, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Next Post

Petrit Hajdari: “Drenasi ynë është i pathyeshëm – zemra e këtij qyteti rreh gjithmonë për PDK-në!”

Advertisement