Në tubimin e hapjes së fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, nuk munguan simbolet e aleancës së përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes flamujve dhe pankartave të simpatizantëve, spikati edhe flamuri i SHBA-së, gjë që u vlerësua si shenjë e mirënjohjes dhe respektit të qytetarëve kosovarë ndaj partnerit më të madh ndërkombëtar të vendit.

Deputeti i Kuvendit të Republikes dhe ish nenkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau një fotografi nga tubimi duke shkruar:

“Flamuri i Amerikës valon në tubimin tonë, sepse ne do të mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues ndaj partnerit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës! #LDK #Kosova #USA”.

Tubimi i LDK-së shënoi nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku përveç prezantimit të programit politik, theksi u vu edhe te raportet e ngushta të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të.

Mesazhi i Zogajt u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke marrë reagime pozitive nga qytetarë që theksuan rëndësinë historike dhe aktuale të partneritetit me SHBA-në për shtetin e Kosovës.

SHPËRNDAJE