Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani hap fushatën zgjedhore: “Me qytetarët, për zhvillim dhe mirëqenie”

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm, qytetarë të shumtë u mblodhën për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës, z. Besnik Osmani, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në tubimin e parë elektoral, Osmani prezantoi vizionin dhe programin e tij qeverisës, duke theksuar synimin për zhvillim të qëndrueshëm, mirëqenie për çdo familje dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për gjeneratat e reja.

“Fushata jonë do të jetë e hapur, e ndershme dhe e fokusuar në ide konkrete për ndryshim pozitiv,” theksoi kandidati i LDK-së gjatë fjalimit të tij para qytetarëve.

Advertisement

Gjatë këtij takimi, z. Osmani prezantoi gjithashtu edhe ekipin e kandidatëve për asamblenë komunale – profesionistë të dëshmuar në fushat e tyre, të cilët, siç u tha, janë të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë me përkushtim për interesin publik.

Ai u shpreh i bindur se, me mbështetjen e qytetarëve, vizioni i tij për një qeverisje transparente, efikase dhe të orientuar kah nevojat reale të qytetarëve, do të bëhet realitet.

“Së bashku, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë të mundur,” përfundoi Osmani mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve.

Fushata e z. Besnik Osmani pritet të vazhdojë me aktivitete të rregullta në terren, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me prezantimin e platformës së tij për secilën fushë të jetës komunale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 1 =

Previous Post

Hapet dyqani i bamirësisë në Fushë Kosovë – një projekt humanitar në shërbim të qytetarëve në nevojë

Next Post

James Rubin dëshmon sot në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes

Advertisement