Dark Mode Light Mode

Guterres paralajmëron: Lufta Iran-Izrael po çon drejt një krize të plotë, nevojiten bisedime serioze

Përderisa në Gjenevë po zhvillohen bisedime diplomatike, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë mbledhur në Nju Jork për të diskutuar mbi përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Në hapje të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se vazhdimi i konfliktit po e shtyn botën “drejt një krize të plotë”.

“Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk do të mund ta kontrollojë,” deklaroi ai, raporton BBC.

Advertisement

Tutje, Guterres ka theksuar se në qendër të përplasjes është “çështja bërthamore”.

“Irani ka deklaruar vazhdimisht se nuk synon të prodhojë armë bërthamore. Por le të jemi realistë – ekziston një boshllëk i madh besimi,” tha ai.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të ndalojnë menjëherë luftimet dhe të rikthehen në negociata serioze.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 1 =

Previous Post

PDK nesër mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

Next Post

Azemi: Dje dhe sot Ferizaji s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

Advertisement