Dark Mode Light Mode

Haradinaj: Mbështetje financiare për të gjithë punëkërkuesit deri në punësim

Një program gjithëpërfshirës për mbështetjen e punëkërkuesve dhe studentëve u prezantua sot nga kandidati për kryeministër i koalicionit “Kosova Fituese”. Sipas planit, çdo qytetar në kërkim të punës do të përfitojë mbështetje financiare deri në momentin e punësimit.
“Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, ndërsa çdo student do të përfitojë bursë studimi,” u shpreh Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të programit elektoral në Rahovec, duke theksuar angazhimin për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Programi parasheh gjithashtu rritjen e pagës mesatare mbi 1000 euro dhe pensione prej 500 euro, përfshirë pensionet e veteranëve. Për të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese të reja, plani përfshin grante pa kthim, duke synuar stimulimin e sipërmarrjes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Këto masa shoqërohen me premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për 20% dhe furnizim pa ndërprerje, si rezultat i rritjes së prodhimit vendor të energjisë.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − twelve =

Previous Post

Bedri Hamza në Prizren: Do të punojmë për çdo qytetar, për tërë Kosovën

Next Post

Rikthehet Superliga e Kosovës: Presidenti Ademi uron klubet për një kampionat të suksesshëm

Advertisement