Dark Mode Light Mode

Mustafa: Vrulli i madh i LDK-së është kudo, ndryshimi aq i nevojshëm është afër

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se vrulli i partisë është i pandalshëm dhe ndryshimi për të cilin Kosova ka aq shumë nevojë është më afër se kurrë.

Në një konferencë për media, Mustafa u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen maksimalisht në këto ditë të fundit para zgjedhjeve, duke siguruar që të gjithë të dalin për të votuar më 9 shkurt.

“Vrulli i madh i LDK-së është kudo. Ndryshimi për të cilin Kosova ka aq shumë nevojë është shumë afër. Tash krejt varet nga ju! Ne kemi nevojë për ju. Ne kemi nevojë që ju të flisni me të gjithë që njihni dhe të siguroheni që ata do të dalin të votojnë për ndryshim. Ne kemi nevojë që ju të siguroheni që të dielën ata të shkojnë në vendvotim dhe të votojnë për LDK-në. Të gjithë tani e kuptojnë se ndryshimi po vjen dhe se vetëm LDK-ja do ta sjellë këtë ndryshim.” – tha ai.

Advertisement

Ai shtoi se vetëm LDK mund ta sjellë ndryshimin dhe bëri apel që secili qytetar të marrë me vete edhe një person tjetër për të votuar për të garantuar fitoren e partisë.

“Nëse secili prej jush sjell një person tjetër për të votuar për LDK-në, do të vijë ndryshimi! Ne do ta fitojmë këtë garë. Ne e ndiejmë atë, ju e ndjeni. Tash, së bashku, le ta sjellim ndryshimin. Le të bëhemi ndryshimi. Prandaj më 9 shkurt: Votoni 124. Votoni LDK-në. Votoni Lumirin.” – tha Mustafa.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − four =

Previous Post

Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Next Post

Naser Sherifi, kandidati që bashkon Diasporën dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës

Advertisement