Dark Mode Light Mode

Abdixhiku: Për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më 9 shkurt, LDK vjen në pushtet.

“Kosova, shtet ligjor, shtet evropian, shtet normal, po vjen! LDK po vjen”, ka thënë Abdixhiku në tubimin e madh në Lipjan.

“Le ta themi qartë, që të na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent”, ka thënë Abdixhiku.

Advertisement

Ai ka thënë po ashtu se po vjen edhe një qeveri e re që punon për popull.

“Dhe me ketë Kosovë, i dashuri Lipjan, i dashuri Imri, po vjen edhe një qeveri e re, që punon për ju, që ju mbështet ju, që ju ndihmon si qytetarë të barabartë të kësaj Republike, jo që ju lufton vetë pse jeni me Lidhjen Demokratike! Për katër vjet ju kanë lënë vet. Për katër vjet e ardhshme, s’do të jeni vet”, ka thënë Abdixhiku.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 1 =

Previous Post

Memli Krasniqi në Mushtisht: Morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë

Next Post

Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna

Advertisement