Dark Mode Light Mode

Haradinaj: S’do të ketë pensione nën 500 euro 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se nuk do të ketë pension më të ulët se 500 euro, përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta, nëse do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj ka theksuar se AAK ka qenë partia e parë që i ka publikuar këto shifra bazuar në matjet buxhetore.
“Ne i kemi dhanë këto shifra në bazë të matjes buxhetore. Kemi thënë pragun e poshtme të pensioneve dhe pagës minimale që është 500 euro”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se koalicioni AAK-Nisma i ka trajtuar me prioritet të gjithë sektorët në programin e saj.
“Në koalicioni tonë jemi një. Në programin tonë i kemi trajtu me kujdes çështjet kryesore, duke filluar prej sigurisë, që është çështja kyçe për ne si dhe anëtarësimi i plotë në NATO. I kemi trajtu edhe arsimin dhe shëndetësinë”, ka bërë të ditur Haradinaj, në një emision televiziv.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 1 =

Previous Post

Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë  

Next Post

Haradinaj: Me Rugovën punova bashkë për të mirën e Kosovës, nuk e keqpërdori për fushatë emrin e tij 

Advertisement