Dark Mode Light Mode

Reagim i Shpejtim Bulliqit ndaj deklaratës së Lumir Abdixhikut për llapjanët

Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), z. Lumir Abdixhiku, dhënë gjatë një tubimi në Podujevë, ku ai i ka quajtur llapjanët “të mjerë.”

Bulliqi e ka cilësuar këtë deklaratë si një dëshmi të dëshpërimit të Abdixhikut për shkak të përkrahjes së madhe që qytetarët e Podujevës po i japin Lëvizjes Vetëvendosje.

“I mjerë je ti, Lumir, dhe partia jote që për vite të tëra e keni përdorur Llapin vetëm për vota, duke e lënë këtë rajon ndër më të pazhvilluarit në Kosovë. LDK-ja e ka mohuar zhvillimin e Llapit dhe e ka kthyer atë në simbol të korrupsionit dhe ikjes masive të qytetarëve,” ka deklaruar Bulliqi.

Advertisement

Ai ka theksuar se qeverisja aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje ka sjellë ndryshime të rëndësishme në Podujevë, me projekte të shumta që janë realizuar në bashkëpunim me Qeverinë Kurti dhe plane konkrete për të ardhmen.

“Qytetarët e Llapit nuk janë ‘të mjerë,’ siç thoni ju, por janë të vetëdijshëm dhe dinë të vlerësojnë punën dhe angazhimin për të mirën e përgjithshme. Të mjerë jeni ju që kujtoheni për Llapin vetëm në kohë fushatash,” ka përfunduar ai.

Deklarata e Abdixhikut ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik, ndërsa qytetarët e Llapit duket se janë më të vendosur se kurrë në përkrahjen e qeverisjes aktuale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + 8 =

Previous Post

Xhelili i bindur: PDK do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gjilan

Next Post

Bedri Hamza viziton kompaninë Walone, premton grante investive deri në 30 për qind për bizneset

Advertisement