Dark Mode Light Mode

William Walker me dedikim personal për Bedri Hamzën, tregon respekt për vizionin e tij për një jetë më të mirë 

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin William Walker. 

Hamza dhe Walket i kanë kujtuar çastet vendimtare të historisë së Kosovës, kanë biseduar për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin.

“Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s. I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza.

Advertisement

Në fotografitë e publikuara nga Hamza shihet edhe një dedikim personal i Walkerit për Hamzën.

“I dashuri Bedri,

Me ngrohtësinë dhe respektin tim më të thellë për vizionin tuaj për një jetë më të mirë për të gjithë kosovarët…”, ka shkruar Walker.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1YfoT6RMJj/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 + fifteen =

Previous Post

LDK në Rritje: Anton Quni dhe fryma rugoviane drejt fitores së madhe në rajonin e Prizrenit!

Next Post

Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%

Advertisement