Dark Mode Light Mode

Lavrov: Moska në kontakt me Serbinë lidhur me pronësinë e NIS-it

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska është në kontakt me “miqtë e saj serbë” lidhur me fatin e pronësisë së kompanisë serbe të naftës NIS, e cila u vu nën sanksionet e SHBA-së.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ambasadorin rus në Serbi, Bocan-Harçenko tha se ka kërkuar “nga miqtë rusë” fillimin e konsultimeve dhe mbajtjen e takimeve për funksionimin e NIS-it në të ardhmen.

“(Diskutuam edhe për) gjetjen e zgjidhjes më të mirë në interes të ndërsjellë, duke ruajtur marrëdhëniet e partneritetit dhe ato miqësore ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, të martën.

Advertisement

Vuciq tha të premten se pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj sektorit të naftës të Rusisë, kompanisë Gazprom Neft të Rusisë do t’i jepet një afat prej 45 ditësh për të dalë nga pronësia e NIS-it.

Ky afat vlen edhe që Serbia të përfundojë “nënshkrimin e çfarëdo marrëveshjeje apo kontrate me palën ruse”.

Pas kësaj, siç tha ai, sanksionet hyjnë në fuqi “plotësisht”.

Kompania NIS është në shumicë në pronësi të Gazprom Neft, e cila ka aksione prej 50 për qind, dhe Gazprom, i cili ka 6.15 për qind të aksioneve.

Qeveria serbe mban 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa aksionarët e vegjël përbëjnë pjesën tjetër.

Industria e Naftës e Serbisë u sanksionua nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara më 10 janar.

Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.

Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + ten =

Previous Post

Dobrunës nuk i kujtohen detaje nga takimet e fundit me Prokurorinë, refuzon të përgjigjet në seancë private

Next Post

Bedri Hamza në Han të Elezit: Rritja e pagave për 50%, në muajt e parë të mandatit tim

Advertisement